Sport Shqiptar

Kosova U18 triumfon përball Shqipërisë

Kombëtarja e Kosovës U18 në hendboll ka arritur të marrë fitoren e parë “IHF Trophy”.

“Dardanët” e rijnë  arritën ta mposhtin Shqipërinë.

Ndeshja e zhvilluar në Prishtinë përfundoi me rezultat 43:10.

Pas kësaj fitore Kosova ngritët në pozitën e parë në grup me dy pikë, po aq sa ka edhe Britania e Madhe e Bullgaria që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Shqipëria është në vendin e pesë me zero pikë, derisa Gjeorgjia është e katërta, por ata nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje.

Kujtojmë që ndeshjen e parë Kosova u mposht nga Bullgaria, kurse Shqipëria pësoi nga Britania e madhe.

Të enjten do të zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Bullgarisë e Gjeorgjisë.

/Shqip.com