Kosova U18 pëson nga Gjeorgjia
Publikuar:
(29.07.2022 18:29:37)

Kosova U18 është mposhtur nga Gjeorgjia me rezultat 60:8.
Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të FIBA Kampionatit Evropian, Divizioni B, që mbahet nga sot deri më 7 gusht.
“Dardanët” e rijnë ishin më të mirë në periudhën e parë, që e fituan 20:18, por më pas pësuan rënie dhe kjo u kushtoi me humbje.
Gjeorgjianët ishin më të mirë në tre periudhat e fundit, duke triumfuar 60:87.
Te Kosova më i dalluari ishte Bardh Istrefi me 20 pikë e 11 kërcime.
Në grup me Kosovën janë edhe Holanda, Bullgaria, Norvegjia dhe Bosnja e Hercegovina./Shqip.com