Kosova solidarizohet me Izraelin në këto orë të errëta
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit terrorist kundër Izraelit.
Osmani ka thënë se Kosova është e tmerruar nga një sulm i tillë dhe vrasja e civilëve të pafajshëm.
Shefja e shtetit ka thënë se Kosova shpreh solidaritet të plotë me presidentin Isaac Herzog dhe se lutjet janë për familjet e viktimave.
“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me PresidentinIsaac Herzog, populli dhe shteti i Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar presidentja Osmani.
Appalled by the terror attacks and killings of innocent civilians in Israel.
We express our full solidarity with President @Isaac_Herzog, the people, and the State of Israel in these dark hours.
Our thoughts are with the families of the victims.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 7, 2023
/Shqip.com