Kosova pranon edhe 38.400 vaksina anti-COVID
Publikuar:
(05.08.2021 00:08:28)

38 mijë doza vaksinash AstraZeneca i ka pranuar Kosova nga program COVAX.
Lajmi u bë i ditur në faqen e UNICEF, aty ku u njoftua për dërgesën e katërt.
“Një dërgesë tjetër prej 521,820 dozave të vaksinës Pfizer-BioNTech do të arrijë në javët e ardhshme. Me vaksinat e dorëzuara deri më sot dhe arritjen e vaksinave tjera në javët e ardhshme, UNICEF-i përmes COVAX-it do të mbulojë 20% të popullsisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.
Numri i dozave të dhuruara për Kosovën ka arritur në 211 mijë doza të vaksinës COVID-19.
Të mërkurën janë dhënë 14 mijë e 616 vaksina.
Gjatë njëzetekatër orëve të fundit u raportua një rast i vdekjes si pasojë e COVID-19 si dhe u regjistruan 221 infeksione të reja /Shqip.com