Kosova përformon në Filarmoninë e Berlinit
Publikuar:
(07.03.2022 15:14:14)

Kosova ka përformuar në Filarmoninë e Berlinit.
Dirigjenti kosovar Memli Kelmendi, ka njoftuar së fundmi se Kosova ka përformuar në Filarmoninë e Berlinit.
Këtë Kelmendi e ka cilësuar si historike për Kosovën.
“Më në fund patëm rastin të përformojmë në Filarmoninë e Berlinit. Kjo është historike për Korin Siparantum, por edhe për Kosovën”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Ky ishte një koncert i Festimeve Korale 2022, në Filarmoninë e Berlinit, për të cilën Kelmendi tha se është një ëndërr e bërë realitet.
Kujtojmë që Memli Kelmendi, është emëruar gjithashtu si Ambasador i Kosovës nga Federata Ndërkombëtare e Dirigjentëve Koral, ICCF.