Lajme

Kosova përfitoi nga 21 projekte të Erasmus+ për vitin 2021

Për vitin 2021, Kosova ka përfituar nga 21 projekte të programit të Bashkimit Evropian Erasmus+.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, si dhe Mimika Dobroshi nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë, mbajtwn konferencë të përbashkët për medie, ku folen për rezultatet e projekteve për ngritje të kapaciteteve në arsimin e lartë dhe në arsimin profesional

Nagavci tha se 11 prej tyre janë për ngritjen e kapaciteteve të arsimit të lartë.

“Këtë vit Kosova shënon përfitimin më të madh nga Programi Erasmus+. Në vitin 2022 nga Komisioni Evropian Kosova ka përfituar 21 projekte, prej tyre 11 janë për ngritjen e kapaciteteve të arsimit të lartë, 1 projekt permanent dhe 9 projekte në fushën e arsimit profesional. Nevoja është që të fokusohemi në rritjen e kapaciteteve të arsimit të lartë”, tha Nagavci.

Sipas Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Suzyoung tha se shifrat për vitin 2021 shënojnë një rritje prej 30 për qind të projekteve të fituara nga Erasmus+.

“Shifrat për vitin 2021 shënojnë një trend pozitiv të rritjes. Këtë vit është numri më i madhë i projekteve të fituara e që shënon një rritje prej 30 për qind dhe janë gjithsej 21 projekte në fushën e rritjes së kapaciteteve dhe në arsimin e lartë, arsimin profesional dhe në programin që ka për qëllim ta mbështes mësimdhënien, mësimnxënien, hulumtimet dhe debatet në aspektet e ndryshme të BE-së”, tha Suzyoung.

Sozyoung ka treguar edhe për numrin e përfituesve nga ky program që nga koha kur Kosova ju është bashkëngjitur.

“Fatmirësisht Kosova arriti t’i bashkëngjitet programit Erasmus+ në vitin 2015. Nga viti 2015 deri në vitin 2020, 3880 studentë dhe staf akademik kanë udhëtuar në Evropë dhe 2070 janë kthyer në Kosovë. Ndërsa, nga viti 2015 deri në vitin 2022 janë ndarë 35 bursa për studentët nga Kosova”.

Ndërsa, duke u bazuar në kornizën e Bashkimit Evropian për programin Erasmus+, Sozyoung tha se ata kanë investuar 14.7 miliardë euro për Rini dhe Sport për periudhën 2021-2027.

/Shqip.com