“Kosova në Udhëkryq”, NISMA organizon tubim me qytetarë
Publikuar:
(25.05.2022 23:43:51)

Partia joparlamentare Nisma Socialdemokrate, ka njoftuar se nga nesër do të nis turin e tubimeve me qytetarë me temën “Kosova në Udhëkryq”.
Sipas njoftimit të shpërndarë në “Facebook”, i pranishëm në tubim do të jetë kryetari i partisë, Fatmir Limaj.
Tubimin do ta nisin në Prizren me fillim nga ora 19:00.
Theksojmë se partia e Limajt nuk kishte arritur ta kalonte pragun zgjedhor në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 14 shkurt 2021.
Në zgjedhje NISMA kishte marrë 20 mijë e 535 vota ose 2,60 % kështu duke iu pamundësuar sigurimi i ndonjë ulëse në Kuvendin e Kosovës./Shqip.com
