Sport Shqiptar

Kosova në grup me Slloveninë, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar të enjten mbrëma kundërshtarët e kualifikimeve për “Euro 2024”.

Kosova do të garoi në grupin e shtatë, ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Dy të parët në grup avancojnë në Evropian, ndërsa kualifikohen edhe katër prej tetë Kombëtareve më të mira të vendit të tretë.

Kosova ishte në vazon e katërt për short, ndërsa kundërshtarët i ka të njohur, sidomos Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Ndeshjet e para luhen në tetor, më 12/13 dhe 15/16, më pas ka ndeshje në mars të vitit të ardhshëm dhe në prill.

Evropiani i ardhshëm mbahet në Gjermani prej 10 deri më 28 janar 2024. Direkt janë kualifikuar Gjermania, Suedia, Spanja dhe Danimarka.

Shorti është tërhequr të enjten mbrëma në Berlin.

Pjesë e ceremonisë së shortit ishin edhe Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i FHK-së dhe Muhamet Arifi, zyrtar i FHK-së./Shqip.com