Ekonomi

Kosova më shumë importoi sesa eksportoi gjatë dhjetorit të vitit 2022

Importi dhe Eksporti

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2022.

Sipas ASK-së, eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2022 kishte vlerën 72 milion Euro, ndërsa importi 521.5 milion Euro.

“Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2022 kishte vlerën 72 milion Euro, ndërsa importi 521.5 milion Euro, që është një rritje prej 10.8% për eksport dhe 13.4% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021”.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17.8% e përbëjnë produktet minerale; 12.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 8.4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 6.2% e përbëjnë produktet e industrisë kimike, 5.0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre.

Po ashtu është bërë e ditur se Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 217.2 milion Euro, ndërsa Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 23.2 milion Euro.

/Shqip.com