Sport Shqiptar

Kosova me pesë grupmosha në arenën ndërkombëtare

Kombëtaret e reja të Kosovës do të marrin pjesë si zakonisht në garat ndërkombëtare.

Gjatë verës së ardhshme, te meshkujt do të garojnë Kosova U20 në Divizionin B, Kosova U18 në Divizionin B dhe Kosova U16 në Divizion C, që do të organizohet në Prishtinë, njofton FBK, shkruan Shqip.com.

Ndërkohë te femrat, Kosova do të paraqitet me U20 në Divizionin B dhe me U18 në Divizionin C.

Divizioni B i meshkujve për U20 do të organizohet në Shkup të Maqedonisë Veriore nga 7 deri më 16 korrik 2023. U18 i meshkujve mbahet në Matosinhos të Portugalisë nga 21 deri më 30 korrik 2023.

U16 i Divizioni C do të organizohet në Prishtinë nga 15 deri më 23 korrik 2023.

Ndërkohë, te femrat U20 i Divizioni B do të zhvillohet në Craiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht 2023.

Divizioni C i femrave U18 do të mbahet në Durrës të Shqipërisë nga 1 deri më 6 gusht 2023.

/Shqip.com