Sport Shqiptar

Kosova mban stërvitjen e parë, para ndeshjeve të shtatorit

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave do të ketë sfidën e radhës në shtator.

Tashmë për “Dardanet” kanë filluar stërvitjet për përballjet e radhës, në Kampin Nacional në Hajvali.

Anneli Andersen kishte në dispozicion të gjitha futbollistet e grumbulluara për takim, teksa së bashku me stafin ka punuar në aspekte të ndryshme të lojës, me fokus të rritjes së intensitetit të lojës, por edhe korigjimit të disa elementeve të lojës nga ndeshjet e kaluara.

Nga afër stërvitjen e Dardaneve e ndoqën edhe presidenti Agim Ademi, anëtarja e KE-së, Vjollca Krasniqi, si dhe drejtori teknik Albert Bunjaku.

Stërvitja e radhës e Dardaneve është të mërkurën paradite, në orën 10:00, po ashtu në Hajvali.

Dardanet do t’i luajnë ndeshjet e fundit në Grupin F të kualifikimeve për Botërorin 2023, kundër Armenisë, në “Fadil Vokrri” më 1 shtator, në orën 19:00 dhe kundër Polonisë si mysafire, më 6 shtator, në orën 18:30.

Kosova pas tetë ndeshjeve ndodhet në pozitën e parafundit me 4 pikë./Shqip.com