Kosova është gati për debutim në ragbi, publikohet lista për ndeshjen me Austrinë
Publikuar:
(29.03.2023 21:35:06)

Përfaqësuesja e Kosovës në ragbi është gati për të zhvilluar ndeshjen e parë ndërkombëtare nën ombrellën e Federatës Evropiane të këtij sporti.
“Dardanët” për kundërshtar do ta kenë Austrinë, teksa sfida do të luhet më 1 prill në stadiumin e Hajvalisë.
Tashmë trajneri i ekipit të Kosovës Mark Barret ka publikuar listën e lojtarëve që do të luajnë në këtë ndeshje historike për sportin e ragbit.
Lista është bërë publike në faqen zyrtare të kësaj Federate, shkruan Shqip.com.

/Shqip.com