Lajme

Kosova e gatshme të ndihmojë Marokun

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka shprehur pikëllim për tërmetin që goditi Marokun duke lënë të vdekur qindra persona.

Nga MPJD kanë thënë se Kosova është e gatshme për të ofruar ndihmë.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Marokun. “Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e pikëlluara dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova është e gatshme të japë mbështetjen e saj në përpjekjet për ndihmë”, thuhet në reagimin e MPJD-së në Twitter.

/Shqip.com