Lajme

Kosova do të aplikojë në dhjetor për anëtarësim në BE

Flamuri i Bashkimi Evropian dhe i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të aplikojë në dhjetor për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kurti këtë e tha në intervistën e gazetarit të F.A.Z, Michael Martens.

“Natyrisht ne e dimë se anëtarësimi nuk do të vijë së shpejti. Por është e rëndësishme që ne zyrtarisht, zyrtarisht dhe publikisht të shprehim dëshirën tonë për t’u bashkuar me BE”, tha Kurti.

Ndërsa, për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, Kurti ka thënë se Serbia dëshiron diçka nga një shtet të cilin e quan artificial.

“Serbia vazhdon të thotë se nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Ata thonë se Kosova është një shtet artificial. Por në këtë shtet gjoja artificial, ata duan një shoqërim shumë real të komunave. Slogani serb është: ‘Ju nuk ekzistoni – por ne duam diçka nga ju.’ Nuk do të funksionojë kështu”.

Kurti shtoi se Beogradi nuk po Lufton për të drejtat e serbëve, por për terrotorializimin e tyre.

“Këmbëngulja e Beogradit nuk është rreth të drejtave për serbët. Serbia do territorializimin e këtyre të drejtave dhe kjo është diçka krejtësisht e ndryshme”.

Të drejtat e komuniteteve, Kurti nuk i sheh si parakusht për bisedime por si pjesë të tyre.

“Sapo të flasim për normalizimin e marrëdhënieve tona, jam gati të flas për komunitetet dhe të drejtat e pakicës serbe – por jo si parakusht për bisedime, por si pjesë e tyre.”

Tema të tjera të intervistës kanë të bënin me propozimin franko-gjerman për të zgjidhur konfliktin midis Beogradit dhe Prishtinës dhe rolin e Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarë të politikës së jashtme të Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron, në këtë proces.

Sipas gazetarit Michael Martens u diskutua edhe për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

/Shqip.com