Kosova dhe Turqia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për rritjen e frekuencës së fluturimeve

Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshje në lidhje me rritjen e frekuencës të fluturimeve mes Republikës së Kosovës dhe të Turqisë.
Kjo marrëveshje u nënshkruar nga ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.
“Është për tu përshëndetur marrëveshja e cila u nënshkrua sot në lidhje me rritjen e frekuencës të fluturimeve mes Republikës së Kosovës dhe të Turqisë”, ka thënë Gërvalla.
Ajo gjithashtu ka thënë se Kosova e ka të qartë përcaktimin e saj për integrimin në të gjitha strukturat euroatlantike.
“Si një anëtare e fuqishme e NATO-së pas sulmit rus në Ukrainë Turqia ka ofruar përkrahjen si ndërmjetësuese dhe po ashtu është aktive në Ballkan si ndërmjetësuese neutralë mes Serbisë dhe të tjerëve. Kosova ka qëndrim të qartë, Rusinë dhe Serbinë jo vetëm si faktorë agresiv por edhe destabilizua për të gjithë rajonin ton”, ka deklaruar ministrja Gërvalla.

Kryediplomatja kosovare ka deklaruar se shpreson që përpjekjet për ndërmjetës të NATO-së, BE por edhe të Turqisë që Serbisë dhe separatistëve serb në Bosnjë dhe Hercegovinë të u pamundësohet që nën hijen e agresionit rus në Ukrainë dhe me ndihmën e Rusisë të destabilizojnë Ballkanin perëndimor dhe Evropën.
“Me ministrin biseduam edhe rreth angazhimit të Turqisë në mbështetjen e dhënë në fushën e Arsimit dhe dëshirojmë që ta zgjerojmë këtë bashkëpunim. Po ashtu i shpreha mirënjohje Qeverisë Turke për ndihmën në fushën e shëndetësisë, për dhënien e trajtimit pa pagesë të pacientëve nga Kosova dhe mundësinë e trajnimeve për punonjësit shëndetësor”, ka thënë Gërvalla.
Gërvalla ka bërë të ditur se gjatë takimit me homologun e saj nga Turqia ka shprehur interesimin në zgjerimin e thelluar të bashkëpunimit, krijimin e mundësive të investimeve direke turke në Kosovë dhe përdorimin maksimal të potencialit të ofruar në kuadër të marrëveshjes së tregtisë së lirë e cila hyri në fuqi në qershor të vitit 2019.
Nga ana tjetër, ministri turk, Çavusoglu ka thënë se Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës.
Ai gjatë kësaj konference, u shpreh se Turqia gjithashtu mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës.