Kosova dhe Turqia flasin për bashkëpunimin në trajnimin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armedn Mehaj, ka deklaruar se Kosova dhe Turqia do ta zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e trajnimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Kjo deklaratë e Mehajt në Twitter, erdhi aps takimit që kishte me homologun e tij turk, Hulusi Akar, në Turqi.
“Gjatë vizitës zyrtare në Turqi jam takuar me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar. Me ministrin Akar ne jemi pajtuar që dy ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e trajnimit dhe ushtrimeve për FSK-në. Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm”, ka shkruar ai.
In the official stay in #Turkey, I met with with the Turkish Minister of Defense, Hulusi Akar. With Minister Akar, we agreed that our two Ministries will expand their cooperation in the field of training and exercises for the @KSF_Kosova. 🇽🇰 and 🇹🇷 have excellent partnership. pic.twitter.com/F0BzZ7wpvq
— Armend Mehaj (@armend_mehaj) September 18, 2021
Turqia është njëra nga shtetet partnere të Kosovës.
Kosova synon të jetë pjesë e NATO-s aty ku bën pjesë edhe Turqia. /Shqip.com