Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel për targat

Sot në Bruksel pritet të zhvillohet takimi midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në ndërmjetësimin e BE-së.
Ky takim zhvillohet për të gjetur një zgjidhje për targat e makinave të Kosovës dhe Serbisë.
Pos ditës së sotme, pritet që edhe nesër Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç si dy përfaques të delegacioneve të shteteve të takohen me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Për të arritur një kompromis midis Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur vetëm dy ditë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 18 prill se për Kosovën, është i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm “parimi i reciprocitetit si thelb i çfarëdo zgjidhjeje të ardhshme” për çështjen e targave.
Këto deklarata të Kurtit, në Serbi i kanë parë si kërcënim./Shqip.com