Kori “Siparantum” nga Kosova, merr çmimin e parë në Festivalin Evropian për të rinjtë
Publikuar:
(02.05.2022 20:30:20)

Kori Siparantum, nga Kosova po vazhdon rrugë timin në koncertet ndërkombëtare e më gjerë .
Së fundmi, “Siparantum”, ka marrë pjesë në Festivalin Evropian për të rinj.
Ndërkaq,Dirigjenti Memli Kemlendi, ka njoftuar se kori ka marrë edhe çmimin e parë në kategorinë F (Kategoria e Pennant).
“Për dy ditë, morëm dy çmime, dy çmime të para në Festivalin Evropian për të rinj”, ka shkruar Kelmendi në rrjetin social Facebook.

Kori Siparantum gjithashtu është zgjedhur të performojë sonte në “Laurente Concert” – Con Bravura.
Rikujtojmë që “Siparantum” së fundi është shpallur fitues i kategorisë “Musica Contemporanea” në ë orld Choir Games (2021).
Ndërsa, është paraqitur me sukses edhe në sallën më të njohur të muzikës klasike, Berlin Philharmonie.