Lajme Botë

Koreja e Veriut shkelë hapësirën ajrore të Jugut, pati reagime ushtarake

Koreja e Jugut vuri në aksion avionët luftarak dhe armët paralajmëruese pasi dronët e Koresë së Veriut shkelën hapësirën e saj ajrore.

Koreja e Jugut gjurmoi dronët që kalonin nga Koreja e Veriut në hapësirën që njihet si Linja Ushtarake e Demarkimit.

Ushtria tha se u përpoq të rrëzonte dronët, por nuk ishte e qartë nëse ishte e suksesshme dhe nëse ndonjëri prej tyre ishte i armatosur.

Ministria e transportit e Koresë së Jugut tha më parë se fluturimet që nisen nga aeroportet e saj Incheon dhe Gimpo u pezulluan pas një kërkese nga ushtria.

Pezullimi filloi në orën 13:08 në Gimpo dhe në orën 13:22 në Incheon dhe zgjati për rreth një orë përpara se fluturimet të rifillonin rreth orës 14:10, raporton Reuters.

/Shqip.com