Lajme Botë

Koreja e Veriut mbyll kryeqytetin Phenian nga sëmundja e frymëmarrjes

Autoritetet në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang, kanë urdhëruar një bllokim pesë-ditor për shkak të rasteve në rritje të një sëmundjeje të paspecifikuar të frymëmarrjes.

Lajmi është bërë i ditur nga NK news me bazë ne Seul, të Koresë së Jugut, duke cituar një njoftim të qeverisë.

Në njoftim nuk përmendet Covid-19, por thoshte se banorëve në qytet u kërkohej të qëndronin në shtëpitë e tyre deri në fund të së dielës dhe t’i nënshtroheshin kontrolleve të temperaturës shumë herë çdo ditë.

Në internet janë shfaqur pamje te banorëve të Penianit, ku dukeshin se po grumbullonin mallra në pritje të masave më të rrepta. Por, mbetet e paqartë nëse zona të tjera të Koresë së Veriut kishin vendosur bllokime të reja.

Koreja e Veriut  pranoi shpërthimin e saj të parë Covid-19 në 2022, por deri në gusht deklaroi se nuk kishte më asnjë të prekur.

Regjimi sekret nuk konfirmoi kurrë se sa njerëz u infektuan me Covid, por në vend të kësaj, u raportuan numra ditorë të pacientëve me ethe, një numër që u rrit në 4.77 milionë nga një popullsi prej rreth 25 milionë.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, tha dje se qyteti i Kaesong, pranë kufirit me Korenë e Jugut, kishte intensifikuar fushatat e komunikimit publik “në mënyrë që të gjithë njerëzit që punojnë të respektojnë rregulloret anti-epidemike vullnetarisht në punën dhe jetën e tyre”. /The Guardian

/Shqip.com