Kontrata e re e De Ligt ka diçka të pazakontë

Matthijs De Ligt do t’i qëndrojë besnik Juventusit edhe për disa sezone.
Me marrëveshjen tashmë thuajse në prag të nënshkrimit deri në vitin 2026, do të ketë disa ndryshime.
Kontrata e re do të ketë ulje të klauzolës së lirimit, raporton Fabrizio Romano.
Juventus are progressing in talks to extend Matthijs de Ligt’s contract. Current deal expires in June 2024, Juve want longer agreement – but the release clause could be lowered, current one is around €120m. 🇳🇱 #Juve
Talks will continue in the coming days with his agents. pic.twitter.com/R1zr9affsS
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 20, 2022
Klauzola e tij aktualisht është 120 milionë euro, diçka që duket se po i pengon lojtarit në rast se kërkon largimin, apo edhe nëse klubi tenton ta shesë më lehtë.
De Ligt veçse është i përgatitur të qëndrojë në Juventus – pasi Chiellini do të largohet nga klubi në ditët e ardhshme.
Kontrata aktuale që qendërmbrojtësi ka me “Zonjën e Vjetër” skadon më 2024.

Holandezi ka zhvilluar 31 paraqitje për klubin në Serie A këtë edicion, ku ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asist.
Ai pati lëkudnje të formës këto tre sezone, por mbetet një nga më të mirët në botë në pozitën e tij, marrë parasysh edhe moshën e tij.
22 vjeçari iu bashkua Juves në vitin 2019 për 85 milionë euro, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Ajaxin – sidomos në ligën e kampionëve.

Madje, ai i shënoi pikërisht skuadrës së Allegrit për t’i eleminuar nga gara. /Shqip.com