Lajme

Konstituohet Komisioni hetimor parlamentar për energjinë eletrike

Komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Është konsistuar komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Në mbledhjen e parë, kryetari i këtij komisioni Driton Selmanaj ju ka kërkuar anëtarëve që të ketë angazhim më të madh në këtë drejtim duke i sjellë në komisionet e radhës edhe dokumentacionet për hetim.

Ai ka kërkuar nga komisioni që të gjitha pyetjet t’iu drejtohen KOSTT-t, ZReE-së dhe Qeverisë.

“Komisioni do të ketë mandat gjashtëmujor, nuk kemi kohë të saktë sa do të zgjasë, meqë nuk dihet si do të zhvillohen hetimet, por afërsisht është fundi i vitit. Çështja e parë në emër të komisionit është që pyetjet duhet t’i drejtohen institucioneve si KOSTT, ZReE-së dhe Qeverisë”, tha ai.

Energjia elektrike

Anëtarja e Komisionit nga LVV, Mimoza Kusari – Lila tha se në mbledhjen e radhës duhet të bëhet edhe plani ku në bazë të vlerësimit të bëhet edhe intervistimi.

Ndërsa deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj tha se nevojitet dokumentacioni në mënyrë që të nisin hetimet.

Komisioni hetimor parlamentar pë menaxhimin e krizës energjetike përbëhet nga: Driton Selmanaj – kryesues, Artan Abrashi, Enver Haliti, Jeta Statovci, Mimoza Kusari Lila, Ferat Shala, Eliza Hoxha, Besian Mustafa, Pal Lekaj, Adem Hoxha dhe Fridon Lala.

Gjysma e deputetëve nuk kanë qenë në ditën e parë të konstituimit të komisionit për menaxhimin e krizës energjetike, pasi siç u tha nga kryetari Selmanaj, disa prej tyre janë jashtë vendit.

Selmanaj gjithashtu ka bërë të ditur se ky komision do të ketë afat kohor deri në fund të vitit./Shqip.com