Lajme

Konjufcës dhe Hoxhës s’ju bën përshtypje politika e jashtme, flasin për model të telefonave

Enver Hoxhaj & Glauk Konjufca

Kuvendi i Kosovës është mbledhur për të diskutuar për Politikën e Jashtme, mirëpo vend për deputetët kanë gjetur kohë për të polemizuar edhe për modelet e telefonave Nokia dhe Iphone.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka replikuar nënkryetarin e kuvendit, Enver Hoxhaj pas fjalës së këtij të fundit mbi punën e qeverisë në politikën e jashtme dhe nënkryetari

“E ftoj kryeministrin të tregojë se si do ta ripozicionojë Kosovën në politikën e jashtme më 2025-ën është si me pas një program të ri të iPhone-it, çka tha kryeministri është Nokia, kjo është Nokia e lodhtë, koha e iphone-it është prandaj e ftoj të debatojmë për këto tema”, tha Hoxhaj.

Mirëpo i mënjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit Konjufca, i cili i është përgjigjur me Hoxhajt duke thënë se edhe telefonia Nokia ka modele të reja.

“Kujdes se Nokia i ka do modele goxha të reja s’di sa i keni përcjellë”, i ka thënë Konjufca.