Lajme

Konjufca uron Kevin McCarthy për zgjedhjen e tij si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka uruar kongresmenin republikan, Kevin McCarthy, për zgjedhjen e tij si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së.

Përmes një postimi në Twitter, Konjufca ka thënë se mezi pret të punojnë së bashku.

“Urimet më të përzemërta për Kevin McCarthy për zgjedhjen e tij si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. I uroj një mandat shumë të suksesshëm. Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet dhe aleancën e shkëlqyer mes dy vendeve tona”, ka shkruar Konjufca.

Lexo edhe:
Pas 15 raundeve zgjidhet kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së

McCarthy më në fund fitoi detyrën pas 15 raundeve të votimit, pavarësisht se partia e tij mban shumicën në dhomë.

/Shqip.com