Lajme

Konjufca takon ish-ministrin gjerman, kërkoj mbështetjen e Gjermanisë në proceset ndërkombëtare

Glauk Konjufca dhe Rudolf Scharping

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka takuar ish-ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping.

Konjufca gjatë këtij takimi, i ka thënë Scharpingut se Kosova ndodhët në proceset e anëtarësimeve ndërkombëtare dhe për këtë, pret mbështetjen e Gjermanisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të Kuvendit të Kosovës.

“Duke folur për integrimet euroatlantike, Kryetari i Kuvendit theksoi se Republika e Kosovës ndodhet në proceset e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë, dhe se pret vazhdimin e mbështetjes së fuqishme nga Gjermania mike, thuhet në njoftim.

Në këtë takim, Konjufca i ka shprehur mirenjohje ish-ministrit gjerman për kontributin e tij ndaj Kosovës dhe mbështetjen që ia ka ofruar Gjermania në të gjitha proceset e deritanishme.

Në këtë takim përveç Konjufcës, ka qenë e pranishme deputetja, Shqipe Selimi dhe këshilltaret.

Rudolf Scgarping është autor i librit “Nuk guxojmë të shikojmë mënjanë: Lufta e Kosovës dhe Evropa”, në të cilin dokumentohen masakrat e Serbisë kundër shqiptarëve të pambrojtur./Shqip.com