Lajme

Konjufca pret nesër në takim zyrtarin e BE-së dhe ambasadorin e Luksemburgut

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim nesër udhëheqësin e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos.

Takimi do të zhvillohet duke filluar nga ora 9:50.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim udhëheqësin e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos”, thuhet në njoftim e zyrës se kryetarit.

Ndërsa përveç këtij takimi Konjufca, do të pres në takim edhe Ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz./SHQIP.com