Konjufca pret në takim ish-presidentin kroat: Kosovën konsiderojeni si shtëpi tuajën

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur të shtunën në takim ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen që i ka dhënë pavarësisë së Kosovës.
Gjatë takimit, Konjufca i tha ish-presidentit kroat që kur të vijë në Kosovë të ndjehet si në shtëpinë e tij.
“Kroacia dhe ju keni dhënë një kontribut të çmueshëm për Kosovën. Ne me Republikën e Shqipërisë jemi vëllezër, kemi marrëdhënie vëllazërore, por kemi fat që kemi miq si ju. Kosovën konsiderojeni si shtëpinë tuaj”, u shpreh kryeparlamentari.
Mesiq pas Konjufcës do të takohet edhe me krerët e tjerë të institucioneve të Kosovës.
Mesiq shërbeu si president i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010. Gjithashtu, ishte një nga figurat më të zëshme në Ballkan pro pavarësisë së Kosovës./SHQIP.com