Konjufca për zjarrin në Turqi: Ndajmë dhembje për jetët e humbura

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas zjarrit që ka kapluar Turqinë, duke lënë të vdekur disa persona, njofton Shqip.com.
Konjufca është shprehur se Kosova ndanë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me shtetin turk.
“Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura dhe dëmet e pësuara nga zjarret gllabëruese që kanë përfshirë jugun e shtetit turk”, ka shkruar ai në Facebook.
Kryeparlamentari u ka shprehur ngushëllime të afërmeve të viktimave, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve në këtë fatkeqsi.
Turqia është shteti i radhës i cili po përballet me krizën e ndryshimeve klimatike.
Shumë vende në Turqinë jugore janë përfshirë nga zjarri, shkaku i temperaturave të larta gjatë këtyre ditëve.
Sipas mediave turke, të paktën tre persona kanë humbur jetën deri më tash dhe dhjetëra tjerë kanë përfunduar në spital, si pasojë e zjarrit të madh që erërat e kanë shtyrë drejt qytetit dhe destinacionit të njohur turistik – Mangvata të Antalisë, në jug të Turqisë./SHQIP.com
