Lajme

Konjufca për rastin “Syri i Popullit”: Po të mos ishte zbardhur sot do të mund të isha në burg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se po të mos ishte zbardhur rasti i njohur si “Syri i Popullit”, i njëjti sot do të mund të ishte në burg.

Konjufca ka thënë se nëse nuk do të ishte zbardhur rasti i njëjti nuk do të ishte Kryetar i Kuvendit.

“Ndikimi politik u kanë aq i tmerrshëm, sa që me fabriku edhe dëshmitarë për me montu një proces gjyqësor i cili mundet me të çu në burg. Pse? Se je opozitar”, tha ai në emisionin “Tempus” prodhim i “Betimi për Drejtësi”.

“Sylë Hoxha me sa e di. Po tash është çështje e drejtësisë qysh e argumenton pastaj një prokuror tjetër që e marr lëndën e tij, për me ardh deri te ndikimi pse ai e bën këtë punë Po ky ka qenë për shembull njëri prej skandaleve më të mëdha në Kosovë, nashta jo veç i vitit të kaluar, nashta prej pasluftës. Vetëm po du me thanë, që me këtë sistem të drejtësisë, shumë kollaj është edhe unë me pas aktakuzë.”, deklaroi kryetari i Kuvendit.