Konjufca: Motet ndërrohen, por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme
Publikuar:
(31.12.2022 21:20:13)

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë shqipëtarët me rastin e festës së vitit të ri.
“Uroj që viti i ri të sjell në familjet tona më shumë shëndet e lumturi, gëzime e mbarësi, harmoni e shumë dashuri. Gjithashtu paqe, solidaritet e humanizëm, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, motrat e vëllezërit tonë të kudondodhur dhe mbarë njerëzimin”, ka shkruar Konjufca.
Motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme, ka shkruar Konjufca.
/Shqip.com