Konjufca: Heronjtë e lirisë janë të gjallë dhe nuk vdesin kurrë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar Shkelzen Hardinaj dhe bashkëluftëtarët në 24 vjetorin e rënies heroike.
Konjufca tha se në kohën kur qielli i Kosovës ishte zënë nga errësira e agresionit serb, gjenerali Shkelzen Haradinaj, “një burrë i guximshëm dhe udhëheqës i përkushtuar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u ngrit bashkë me shokët për ta shpërndarë dritën në rrugëtimin e shenjtë për liri”.
Ai tha se së bashku me Shkelzenin, edhe tre heronjtë Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, u ngritën në qiellin e lirisë.
“Sakrifica e tyre e paepur është simboli i betejës për liri dhe drejtësi dhe martirizimi për lirinë dhe pavarësinë e lavdishme të Kosovës”, ka shkruar Konjufca.
Tutje, ai tha heronjtë e lirisë që bënë historinë e atdheut tonë janë të gjallë dhe nuk vdesin kurrë.
/Shqip.com