Konjufca: Harta ku bashkësia ndërkombëtare duhet t’i kërkojë të zhdukurit me dhunë është Serbia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe te Memoriali për të Pagjeturit, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.
Ai ka thënë se Serbia është përgjegjëse për të zhdukurit me dhunë në Kosovë.
“Kjo është një dhimbje që nuk përfundon këtu. Një mungesë e drejtësisë për familjarët dhe për gjithë popullin tonë të cilëve Serbia, ua zhduku me dhunë më të dashurëve të tyre. Me vetë faktin që këtyre viteve të fundit në shumë lokacione të Serbisë u gjendën trupat e më të dashurëve tonë si në Peruqac, në Rudnicë, Kizhevak e kjo tregon që harta ku bashkësia ndërkombëtare duhet t’i kërkojë të zhdukurit është Serbia”, ka thënë ai.
Konjufca u shpreh se në Serbi gjenden kriminelët të cilët i kanë kryer këto krime në luftën e fundit në vend.
“E po ashtu Serbia është dhe shteti ku ndodhën kriminelët të cilët i kanë kryer këto krime njëkohësisht. Ajo çka duhet të bëjmë është që të marrim të gjitha masat që janë në dorën e institucioneve të Kosovës ashtu që të sigurohemi se edhe Bashkësia Evropiane dhe Unioni Evropian edhe faktorët tjerë të rëndësishëm të vendimmarjes të vetëdijësohen se ka nevojë për një trysni më të madhe. Aleksandar Vuciq dhe institucionet e tyre t’i hapin arkivat e tyre ashtu që të zbardhet e vërteta për mijëra të zhdukur me dhunë, për të cilët përgjegjëse pa dyshum ka qenë, ushtria dhe policia e Serbisë”, ka thënë Konjufca.
/Shqip.com