Lajme

Konjufca e Hovenier biseduan për situatën në veri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se në këtë takim kryeparlamentari Konjufca dhe ambasadori Hovenier, ndër të tjera, kanë biseduar për ngjarjet në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist nga një grup kriminal serb, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Siç merret vesh, kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Hovenier për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës.

/Shqip.com