Konjufca: Dole punoi me përkushtim deri në çastet e fundit të jetës për shtetndërtimin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-senatorit amerikane, Bob Dole.
Konjufca, tha se vendi ka humbur një mik të madh, i cili në ka qenë zë i fuqishëm i Kosovës në SHBA, përcjell Shqip.com.
“Kosova sot humbi një mik të madh, ndërsa bota një luftëtar të paepur për lirinë dhe demokracinë globale. Bob Dole, senatori dhe lideri republikan në SHBA, vizitoi Kosovën në vitin 1990”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Gjithashtu, kryeparlamentari ka shkruar edhe për ndikimin e Dole pas vizitës në Kosovë në vitet e ’90-ta.
“Kjo vizitë historike alarmoi komunitetin ndërkombëtar për gjendjen e vështirë dhe shkeljen brutale të të drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi”.
“Senatori Bob Dole ishte përkahës i madh i lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë, si dhe punoi me përkushtim deri në çastet e fundit të jetës për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës”.
“Në këto momente të dhembjes, zemrat tona bashkëndjejnë me familjen Dole dhe popullin amerikan. Prehu në paqe miku ynë i madh!”, ka shkruar Konjufca./Shqip.com