Konjufca bën homazhe pranë arkivolit të ish-boksierit, Xhevdet Peci

Në përkujtim të ish-boksierit Xhevdet Peci, u mbajtën homazhe për të nderuar figurën e tij.
Në homazhe morën pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, së bashku me dy ministrat, Lulzim Pecin dhe Hajrullah Çekun.

Homazhet po mbahen në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë dhe do të zgjasin deri në 12:00.

Ndërsa, varrimi do të bëhet nga ora 16:30 në fshatin Zhazhë të Komunës së Mitrovicës.
Të premten nga ora 19:30 do të mbahet mbledhje përkujtimore për Pecin në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.
Ikona kosovare e boksit, Xhevdet Peci është ndarë nga jeta, të martën.
Xhevdeti, ishte shpallur 5 herë kampion i ish-jugosllavisë me Prishtinën, nën urdhërat e trajnerit Lah Nimani.

Në vitet 1975-83 ishte katër herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale.
Kurse po në këto vite (1975 – 1983), arriti që pesë herë të dalë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën ekipore.
Teksa në vitin 1978 bëri histori duke u shpallur Kampion Ballkanik./Shqip.com