Lajme

Konfiskohen mbi 9 kg marihuanë në Veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë konfiskuar mbi 9 kg substancë narkotike në Mitrovicën e Veriut, e që dyshohet të jetë mariuhanë.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimin me Narkotik, pasi kanë pranuar informacionin e kanë trajtuar në aspektin policorë duke zhvilluar hetime paraprake.

“Policia sot, pasi ka pranuar urdhëresën për kontroll nga organet e drejtësisë, kanë kryer kontroll në një banesë ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në atë lokacion policia ka arritur të gjejë e të konfiskojë 9 kg e 108 gr substancë që dyshohet se është marihuana”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar mashkull 33 vjeçar, i cili është intervistuar dhe ndaj tij është inciuar rasti “blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”.

Me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

/Shqip.com