Lajme

Konfiskohen 31 patent shoferë dhe shqiptohen mbi 600 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt

Patrullimi i Policisë së Kosovës.

31 patent shoferë janë konfiskuar dhe janë shqiptuar 617 gjoba për mos respektim të shpejtësisë së kufizuar në rajonin e Ferizajt, përcjell Shqip.com.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, këto gjoba janë shqiptuar gjatë periudhës 3 deri 9 janar.

Tutje, PK ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 83 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, 163 për mos përdorim të rripit të sigurisë dhe 658 tiketa për kundërvajtje të tjera.

Patrullimi i Policisë së Kosovës.

“Në kuadër të këtyre aktiviteteve, policia rajonale , përfshire këtu edhe stacionet policore, nga data 03-09 Janar 2022, kanë shqiptuar këto kundërvajtje: Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 617 gjoba, Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,  20 gjoba, Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 16 gjoba,

Kalimi i afatatit të regjistrimit , 16 gjoba, Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 22 gjoba, Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 163 gjoba, Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 83 gjoba, Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor,  658 gjoba, Heqje e patentë shoferit 31, Gjithsej , 1595 gjoba”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com