Lajme

Konfirmohet takimi i nesërm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet nesër me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Lajmi është konfirmuar nga drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke, ku bëhet e ditur se Kurti do të qëndrojë për një vizitë pune në Turqi.

Takimi do të mbahet në Stamboll, ndërsa do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës e Turqisë, por edhe hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshme të bashkëpunimit, thuhet në njoftim, shkruan Anadolu.

Në këtë takim, gjithashtu do të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan.

“Turqia e njohu Kosovën më 18 shkurt 2008, ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë.

Ballkani është një prioritet për Turqinë, jo vetëm për arsye politike, ekonomike dhe gjeografike, por edhe për lidhjet historike, kulturore dhe njerëzore me rajonin“, shkruan Anadolu.

/Shqip.com