Konfirmohet ribashkimi i Tunës dhe Patrisit pas ndarjes së bujshme, shfaqen bashkë në pushime
Publikuar:
(09.07.2021 11:09:16)

Artistja nga Maqedonia, Altuna Sejdiu dhe muzikanti, Patris Berisha janë qifti shumë i përfolur i showbizit shqiptar, shkruan SHQIP.
Dyshja janë aluduar në medie për një ndarje të mundshme por asnjëherë nuk kanë reaguar ndaj këtyre lajmeve.
Aludimet u shtuan më shumë kur në festën e fëmijës së dytë të qiftit mungoj Patrisi.
Së fundi, është konfirmuar se ata janë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit dhe kjo u bë e ditur përmes disa fotografive ku çifti u shfaqen në pushime nga Turqia.


Se ata po kalojnë pushimet bashkë ka zgjedhur të na tregojë Tuna përmes disa fotografivë që ka postuar në Instagram e njëra nga ta protagonist ishte Patrisi.
Kujtojmë që qifti kanë dy djem së bashku ndërsa Tuna vazhdon të jetojnë në Maqedoni./SHQIP.com