Sport Ndërkombëtar

Konfirmohet largimi i Moratas nga Atletico Madrid

Presidenti i Atletico Madrid, Cerezo ka konfirmuar kalimin e Alvaro Morata-s te Milani.

Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediet ai u pyet nëse do transferohet Morata te Milan, me kreun e Atletico-s që tha se kështu duket, ndërsa shprehu keqardhje për faktin se sulmuesi mund të largohet prej klubit “colchoneros”.

“A po shkon Morata te Milan? Kështu duket. Në Atletico, ata që duan të qëndrojnë, qëndrojnë. Ata që nuk duan, largohen. Kjo na shqetëson sepse Morata është një lojtar fantastik dhe një person i mrekullueshëm”, deklaroi Cerezo.

/Shqip.com