Konfirmohet: Gabriel Jesus në bisedime me Arsenalin

Transferimi i Erling Haaland në Manchester City ishte një sinjal që Gabriel Jesus do largohet nga “Eithad Stadium”.
Teksa, ofertat nuk po i mungojnë.
Fabrizio Romano njofton se agjenti i futbollitit në fjalë, Marcelo Pettinati ka treguar se Gabriel është në bisedime me Arsenalin.
“Ne patëm diskutime me Arsenalin për Gabriel Jesus dhe na pëlqen projekti – është një mundësi serioze kështu që ne po diskutojmë. Ka 6 klube të tjera të interesuara për Gabriel Jesus – ai tani është i fokusuar në ndeshjet e fundit me Manchester Cityn, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Sulmuesi brazilian nuk ka pasur shumë hapësira në këtë sezon – ani pse është qendërsulmuesi i vetëm në skuadër.
Ai është autor i tetë golave dhe tetë asistimeve në 26 ndeshje të zhvilluara në Premierligë.
Ai ishte bashkuar me “qytetarët” në vitin 2017, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Palmerias. /Shqip.com