Kulturë

Konfirmohet artisti kosovar që do të përformojë në “Sunny Hill”

Në mesin e shumë artistëve që do të përformojnë në festivalin më të madh ne Kosovë e rajon “Sunny Hill”, është edhe Ledri Vula.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e festivalit.

Festivali “Sunny Hill”, do të mbahet nga data 4 deri më 7 gusht 2022.

Ndërkaq, artistë të tjerë që e kanë e konfirmuar pjesëmarrjen janë edhe DJ Regard, Burak, Mahmood, Elvana, Diplo, AJ Traceymm e Skepta.

Kujtojmë që Sunny Hill do të mbahet edhe në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.