Konfirmohen mbi 300 raste të reja me COVID-19
Publikuar:
(09.01.2022 15:00:18)

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit, nga 10 mijë e 042 testime, kanë rezultuar pozitiv 304 persona me Coronavirus.
Ndërsa, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, përcjell Shqip.com.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.103 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.692.762 doza të vaksinës.
Deri më sot 789.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërkaq, janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.134.
Në total numri i rasteve aktive është 1.552./Shqip.com