Lajme

Komunat nuk kanë buxhet për të përballuar ngritjen e çmimeve, kërkohet ndihma e Qeverisë

Ilustrim

“Kapacitetet buxhetore të komunave nuk janë të mjaftueshme për të nxjerrë imputet edhe të dobësive që shfaqin ose të humbjeve që prodhohen me këto raste të pandemisë”.

Kështu ka deklaruar kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, derisa ka folur për ngritjen e çmimeve, duke kërkuar kështu edhe ndihmën nga Qeveria për këtë çështje, përcjell Shqip.com.

Imri Ahmeti.

“Nuk ka një analizë të mirëfilltë se sa do të ketë impakt të rritjes të çmimeve të produkteve. Megjithatë ne duhet t’i përballojmë vështirësitë me të cilat do të ballafaqohemi.

Sido që të jetë komuna është e obligueshme të përfill rekomandimet e IKShPK-së dhe të Qeverisë. Është problematikë e nivelit nacional kombëtar dhe çështje që është e adresuar në Parlament, Qeveri dhe nuk ka të bëjë me komunat”, tha Ahmeti për EO.

Ndërkaq, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini theksoi se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe energjisë elektrike do të ndikojë negativisht në të gjitha sferat e jetës në Kosovë.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet ta gjejë mënyrën që të ecet më tutje sidomos me balancimin e sistemit të pagave.

“Detyrimisht që do të ndikojë negativisht në të gjitha sferat e jetës në Kosovë. Dhe po shpresojmë që qeveria e Kosovës do të gjejë mënyrë që të ec më tutje sidomos me balancimin e sistemit të pagave.

Ardian Gjini.

Ne tash e quajmë Ligji për pagat që është tepër me rëndësi mu mbrojt një gjë e tillë mirëpo duhet të shihen edhe aspektet që kanë të bëjnë me një inflacion që tashëm veç se shihet”, deklaroi Gjini./SHQIP.com