Komuna i dhuron 50 mijë euro klubit të Vushtrrisë
Publikuar:
(27.05.2022 20:03:54)

Komuna e Vushtrrisë ka dhuruar 50 mijë euro për klubin e qytetit, pasi këta të fundit arritën deri në finale të barazhit.
Këto para do të shkojnë për të ndihmuar Vushtrrinë të kualifikohet në Superligën e Kosovës.
“Kuvendi Komunal ndan 50,000.00 Euro për Fc Vushtrria si përkrahje financiare në rrugën drejt Superligës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Vushtrria mposhti Lirin në ndeshjen e parë të barazhit, pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, ndërsa në penallti Vushtrria triumfoi 5 – 4.
Në finalen e barazhit Vushtrria do të përballet me Dukagjinin dhe skuadra që triumfon do të luftojë në Superligën e Kosovës stinorin e ardhshëm./Shqip.com