Lajme

Komuna e Prishtinës: Të gjitha shpenzimet për dreka dhe darka janë konform nevojave protokollare të Kryeqytetit

Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës përmes një përgjigje për Shqip.com ka bërë të ditur se të gjitha shpenzimet për dreka dhe darka janë konform nevojave prokollare të kryeqitet.

Ky reagim vjen pasi sot paradite anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla ka thënë se Komune e Prishtinës është duke abuzuar me fonde publike.

Ai ka thënë se kryetari i kësaj komunë, Përparim Rama ka harxhuar 3.393,44€ për ushqim dhe pije për një natë.

“Ju sqarojmë se të gjitha shpenzimet për dreka dhe darka janë konform nevojave protokollare të Kryeqytetit.Me këtë rast ju njoftojmë se fatura e shpenzimeve në vlerë të 3,393 euro e 4 cent në restaurant “Soma” është shpenzim njëmujor për pritjen e mysafirëve dhe delegacioneve nga jashtë, si dhe shpenzime të dedikuara për dreka pune. Fatura tjetër në vlerë prej 2,100 eurove në restaurant “Tifanny”, është shpenzim për pritjen e organizuar për mysafirët e ardhur në Manifesta”, thuhet në përgjigjen nga Komuna e Prishtinës për Shqip.com.

Lexo edhe:
Sveçla: Përparim Rama ka harxhuar mbi 3 mijë euro për një natë për ushqim dhe pije(Foto)

Ju sigurojmë se qeverisja aktuale e Kryeqytetit të gjitha shpenzimet i ekzekuton me kujdes, në përputhje me rregullore dhe procedura, duke siguruar përfaqësim dhe mikpritje të denjë për mysafirët e Kryeqytetit, thuhet më tutje në njoftimin e Komunës./Shqip.com