Lajme

Komuna e Prishtinës i largon shitësit ilegalë, liron gjysmë hektari të stacioni i Trenit

Përparim Rama dhe Florian Dushi duke inspektuar punimet

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama bashkë me Drejtorinë e Inspekcionit, Florian Dushi kanë marrë pjesë në aksionin e largimit të shitësve ilegalë afër stacionit të trenit.

Kjo hapësirë publike e liruar rreth gjysmë hektari planifikohet të pastrohet nga masivi i mbeturinave inerte dhe mbeturinave te tjera dhe të shndërrohet në hapësirë të gjelbëruar.

Rama, tha se për më shumë se dy vite kjo hapësirë është shfrytëzuar ilegalisht. Sipas tij, janë duke u munduar që në kryeqytet të sjellin rregull që munguar për shumë kohë.

“Pas më shumë se dy dekada kjo hapësirë në qendër të Prishtinës shfrytëzohet ilegalisht dhe po i rrënojmë disa ndërtime që janë pa leje këtu.

Si rezultat i ankesave ne po ja dhurojmë kryeqytetit edhe një park të ri dhe të gjitha zonat që janë të uzurpuara ilegalisht tash po çlirohen dhe me ja kthye qytetarëve. Deri tash shohim që kemi pasur vetëm ndërtime dhe nuk është menduar për hapësira të reja”, tha Rama.

Drejtori i Inspekcionit Florian Dushi, tha se prioritet e kanë lirimin e hapësirave të shfrytëzuara ilegalisht.

“Si drejtori për neve ka qenë prioritet dhe kemi liruar këtë pronë, dhe do të kemi punë edhe për disa ditë”, tha ai.

/Shqip.com