Komuna e Gjakovës ka miratuar emblemenë e re
Publikuar:
(27.07.2023 17:11:13)

Nga sot Komuna e Gjakovës, ka emblemë të re.
Kuvendi i Komunës së Gjakovës, ka votuar të enjten pro propozimit për emblemën e re të komunës.
Sipas njoftimit, emblema është punuar nga Adhurim Kusari.

“Ndër pikat kryesore të këtij takimi ka qenë miratimi me unanimitet të plotë të Emblemës së re të Komunës së Gjakovës, e cila pos votave ka marrë edhe pëlqimin jo vetëm të kuvendarëve por edhe të qytetarëve të komunës sonë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.
/Shqip.com