Lajme

Komisioni Evropian: Situata në Kosovë mbetet e brishtë

Foto ilustruese
Mitrovica e Veriut

Komisioni Evropian konsideron se situata në veri të Kosovës është ende shumë e brishtë.

Nabila Masrali, zëdhënëse për politikën e jashtme të BE-së ka deklaruar se BE-ja luajti një rol aktiv në ngjarjet e fundit.

Ajo përsëriti se KE mirëpret deeskalimin në Kosovë dhe heqjen e barrikadave të ngritura nga serbët në veri, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.

“Situata është vërtet e brishtë dhe ne bëjmë thirrje për përmbajtje nga të dyja palët në mënyrë që situata të mbetet e qetë dhe të shmangen të gjitha veprimet që do të kishin potencial për t’i rikthyer dhunës dhe përshkallëzimit”, tha ajo.

Gjithashtu, Masrali tha se ngjarjet e ditëve të kaluara treguan se sa e rëndësishme është të ruhet progresi i pakthyeshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në bazë të propozimit evropian, që do të thotë se pa vonuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë për kthimi i serbëve në institucione dhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ajo përsëriti se BE-ja do të vazhdojë të bisedojë me të dyja palët dhe se për takimet e ardhshme, do të njoftojnë kur të jetë koha e duhur.

/Shqip.com