Komisioni Evropian do të dhurojë 1 miliard euro për Ukrainën

Komisioni Evropian do të dhurojë një miliard euro për të mbështetur Ukrainën dhe vendet që pranojnë refugjatë që ikin nga lufta.
Kështu ka thënë presidentja e tij, Ursula von der Leyen, raporton BBC.
“Gjashtëqind milionë…do të shkojnë në Ukrainë, tek autoritetet ukrainase dhe pjesërisht në Kombet e Bashkuara”, tha von der Leyen në një ngjarje për mbledhjen e fondeve për Ukrainën në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë.
“Dhe 400 milionë euro do të shkojnë për shtetet e vijës së parë që po bëjnë një punë kaq të jashtëzakonshme dhe po ndihmojnë refugjatët që po vijnë,” tha ajo.
Ndërsa, Mbretëria e Bashkuar do të garantojë një shtesë prej 500 milionë dollarësh (384 milionë £) në huadhënien e Bankës Botërore për Ukrainën – me miratim parlamentar – duke e çuar garancinë totale të kredisë në 1 miliardë dollarë./SHQIP.com